Buzëkuq i errët: Si ta aplikoni me saktësi absolute dhe si ta përshtatni me pjesën tjetër të grimit

schedule18:18 - 23 Nëntor, 2021

schedule 18:18 - 23 Nëntor, 2021

E vërteta është se kur jemi të thirrur të aplikojmë buzëkuqët tanë të errët, duhet të jemi absolutisht të saktë. Pra, në këtë rast është ideale të përdorni një furçë, e cila do të na lejojë të kemi më shumë kontroll mbi lëvizjet tona. Përveç kësaj, në momentin që vendosim buzëkuqin tonë të errët, kujdesemi që të mbajmë buzët të shtrira. Kjo do të sigurojë që ne ta kemi aplikuar ngjyrën në mënyrë të barabartë në çdo pjesë të buzëve. Hapi tjetër: Pas aplikimit, shtypeni lehtë me një pecetë. Kjo do të heqë ngjyrën e panevojsme. Më pas aplikoni sërish buzëkuqin, kështu do t’i japim më shumë kohëzgjatje rezultatit.

Buzëkuq të errët 

Kur zgjidhni një buzëkuq të errët, sekreti i një look-u të ekuilibruar bukurie është të vishni një ‘blush’ të së njëjtës ngjyrë “familje” për t’i “martuar” së bashku. Në rast se nuk kemi, ka një zgjidhje. Thjesht aplikojmë një sasi të vogël të të njëjtit buzëkuq që kemi përdorur, mbi mollëzat dhe me një furçë e aplikojmë për t’i dhënë ngjyrë fytyrës sonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!