Përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar kompania e autobusit të aksidentuar sot në Bullgari, “Besa Trans”, ku humbën jetën 46 udhëtarë.
Kompania shprehet se po bashkëpunon me organet kompetente të Republikës së Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut me qëllim që të zbulohen hetimet sa më shpejtë.
“Kjo është një tragjedi dhe ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin pasagjerët tanë dhe stafin e agjensionit Besa Trans në Shkup”.
Kompania eshte ne bashkepunim me organet kompetente te R. Bulgaris dhe R.V.Maqedonis me qellim qe te zbulohen hetimet sa me shpejt.
Zoti qofte me Ju dhe familjet e viktimave,për të lënduarit shërim sa më të shpejtë kurse viktimat ti shpërblej me parajsë.
Qofshim nën mbrojte te Zotit
075 273 732
Per cdo informat lidhje me rastin”, thuhet në shkrimin e tyre.
Kujtojmë se mes të mbijetuarve është dhe një çift: Lulzim Sulejmani dhe Medina Lutfiu, të cilët arritën të dalin në kohë nga dritaret e thyera të autobusit. Këto të fundit raportojnë se Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u shkrumbua në rrugën Struma në Bullgari ku u dogjën 46 udhëtar nga Maqedonia ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të Covidit në vitin 2021. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tre ditë zie. /abcnews.al/