Tragjedia me 46 viktima, e mërkura ditë zie në Bullgari

schedule15:25 - 23 Nëntor, 2021

schedule 15:25 - 23 Nëntor, 2021

E mërkura do të jetë ditë zie në Bullgari pas incidentit tragjik ku humbën jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë e Veriut. Lajmin e bëri të ditur zv/kryeministri Galab Donev në Varna.

Në këtë mënyrë do të nderohet viktimat e dy tragjedive – zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak dhe atë të incidentit të rëndë në autobusin që u përfshi nga flakët në autostradën e Strumës.

Vendimi pritet të shpallet nga Këshilli i Ministrave në vend.

“Dita e zisë do të jetë e përbashkët në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Donev.

Kujtojmë se nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi të të moshuarve në fshatin Rojak të Varnës. Pak orë më vonë, në orën 02:00, një autobus u përfshi nga flakët në autostradën e Strumës dhe për pasojë humbën jetën 56 persona dhe mbetën të lënduar shtatë të tjerë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!