Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zv/ministri maqedonas: Nga tragjedia në Bullgari janë shuar familje, tre autobusët e tjerë u kthyen sot

schedule13:44 - 23 Nëntor, 2021

schedule 13:44 - 23 Nëntor, 2021

Nazim Bushi, zv/ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, në një lidhje për ABC ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari ku humbën jetën 45 udhëtarë.

Bushi deklaroi se mes tyre ka dhe familje që janë shuar, të cilat kishin shfrytëzuar fundjavën për të udhëtuar me të afërmit e tyre. Ai u shpreh se në këtë tur kanë qenë edhe 3 autobusë të tjerë, të cilët janë kthyer në Maqedoni sot në mëngjes.

“Autobusi me 52 pasagjerë pësoi aksident. Rasti ka ndodhur në orën 2 të mëngjesit. 45 persona kanë përfunduar tragjikisht. 7 të tjerë kanë arritur të dalin nga dritaret. Ka një listë zyrtare nga ana e ministrisë së Bullgarisë.

Për identifikimin e personave do të presim në ditët në vijim. Të gjithë janë shqiptarë. Pasagjerë të cilët kanë shfrytëzuar fundjavën për të shkuar në Turqi. Ka dhe familje që janë shuar. Ka pasur katër autobusë. Tre të tjerët janë kthyer sot në mëngjes”, tha Bushi.  /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!