Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u shkrumbua në rrugën Struma në Bullgari ku u dogjën 45 udhëtar nga Maqedonia ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të Covidit në vitin 2021, transmeton Almakos.
Për mediat këtë gjë e vërtetuan nga Inspektorati shtetëror i transportit. Prej atje thuan se gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet janë dhënë padi penale.
Ligjërisht, veprat janë trajtuar penale pasi që gjatë kohës së pandemisë është kërkuar respektim i protokolleve kundër Covid 19, por në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa ka qenë e lejuar, gjegjësisht e shënuar në momentin.
Nga Inspektorati thuan se “Besa Trans” i ka të gjitha licencat dhe lejet e nevojshme për transport të lirë ndërkombëtar, ndërsa në mënyrë transit më shpesh e ka shfrytëzuar vendkalimin kufitar në Deve Bair. /Almakos/