5 nxënës të shkollës “Ismail Qemaili” në mesin e viktimave të autobusit të djegur në Bullgari

schedule12:20 - 23 Nëntor, 2021

schedule 12:20 - 23 Nëntor, 2021

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Bullgari ku si pasojë e flakëve të rëna në një autobus pasagjerësh kanë humbur jetën 45 persona mes të cilëve 5 fëmijë janë nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemaili”.

Sipas Alsat nxënësit bashkë me familjarët e tyre ishin pjesë e autobusit. Ndërkohë për shkak të ngjarjes së rëndë që ka ndodhur mësohet se në shkollën fillore “Ismail Qemaili” është ndërprerë mësimi.

Deri më tani informacionet paraprake bëjnë me dije se në autobusin me 52 pasagjerë të Maqedonisë së Veriut që u dogj në Bullgari, udhëtonin shumë shqiptarë të Maqedonisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!