Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia shqiptare në Bullgari, gazetarja e “ABC”: Zi dhe trishtim në Shkup

schedule11:34 - 23 Nëntor, 2021

schedule 11:34 - 23 Nëntor, 2021

Tragjedia shqiptare në Bullgari me 45 viktima i ka tronditur të gjithë. Mediat shqiptare në Maqedoni, “Alsat” ka publikuar një listë me pasagjerët që ishin në autobus, por ende nuk ka asgjë zyrtare për personat që kanë ndërruar jetë.

Gazetarja e “ABC”, Linda Karadaku ndodhet në Shkup duke raportuar përpara zyrës së kompanisë “Besa Trans”.

Familjarët, i thanë gazetares se lajmin e morën përmes Facebook-ut. Xhelal Bakiu kërkon kushëririn e tij Enes Bakiu. “Kushëriri e ka telefonin e fikur. Nuk kam asnjë informacion nga autoritetet” i tha ai gazetares së “ABC”-së.

Enes Bakiu kishte ardhur nga Zvicra ku jetonte dhe më pas ishte nisur për të kaluar disa ditë në Turqi në udhëtim, por që nuk u kthye më gjallë. Kompania është mbyllur dhe nuk ka dhënë asnjë informacion.

Sikur është koha është edhe atmosfera e trishtuar në Shkup. Fytyra të trishtuara që presin”. Kështu e përshkroi gazetarja e “ABC” situatën përpara kompanisë dhe në rrugët e Shkupit.

Gazetari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Seladin Xhezairi në një lidhje me Skype me emisionin “ABC LIVE” foli për hetimet paraprake. “Dyshohet se fillimisht autobusit i ka plasur një gomë më pas raportohet se u dëgjua një shpërthim dhe më pas është përplasur me trafikandarësen dhe në afërsi të vendit ku ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur makina të tjera. Ekspertët dyshojnë për ndonjë defekt teknik” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!