Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në Bullgari, Osmani: Të lënduarit do të transferohen në Shkup brenda dy ditëve

schedule10:26 - 23 Nëntor, 2021

schedule 10:26 - 23 Nëntor, 2021

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani shprehu mirënjohjen për reagimin e shpejtë të organeve shëndetësore bullgare, pas tragjedisë kui humbën jetën 45 persona.

Osmani deklaron se pas vizitës së tij në spitalin Pirogov në Sofje, të shtatë të mbijetuarit e hospitalizuar të autobusit janë kujdesur dhe stabilizuar me kohë. Ata pritet që brenda një ose dy ditësh të transferohen në Shkup.

“Ka pasur një reagim të shpejtë nga autoritetet shëndetësore bullgare. Të gjithë pacientët janë dërguar me kohë në spital, të gjithë janë të stabilizuar. Presim që të qëndrojnë një ose dy ditë që më vonë t’i transferojmë në Shkup”, tha Osmani.

Ministri ndodhet në Sofje pas aksidentit tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!