Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Familjarët shqiptarë para zyrave të kompanisë, ministri bullgar: Njerëzit janë bërë shkrumb e hi

schedule10:21 - 23 Nëntor, 2021

schedule 10:21 - 23 Nëntor, 2021

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Bojko Rashkov në një deklaratë për media ka thënë se njerëzit që kanë humbur jetën në autobus janë bërë shkrumb e hi.

“Nuk keni çfarë të shihni. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Njerëzit janë bërë shkrumb e hi. Tani duhet të identifikohen”, deklaroi Rashkov.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa një nga pistat është që aksidenti mund të ketë ndodhur pasi shoferi ka goditur gardhin mbrojtës dhe është shkaktuar flakë.

“Autobusi e ka shkatërruar gardhin mbrojtës”, tha Rashkov.

Në vendngjarje ka shkuar gjithashtu edhe kryeministri Stefan Janev ndërsa version zyrtar për incidentin ende nuk ka.

Ndërkohë që gazetarja e ABC, Linda Karadaku ka siguruar fotot e familjarëve të viktimave që janë grumbulluar para zyrave agjencisë “Besa Trans” në Maqedoni për të mësuar për fatin e njerëzve të tyre të dashur. Para zyrave vërehet edhe prezencë e madhe e policisë.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!