Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një konferencë për mediat në Bullgari ka deklaruar se në autobus po udhëtonin 53 persona dhe të gjithë viktimat janë moshë e re mes tyre edhe 12 fëmijë.
Osmani ka theksuar se një ndër shkaqet e tragjedisë është pista e përplasjes së autobusit, gabim njerëzor ose ndonjë defekt teknik.
Ndër të tjera ministri bën me dije se shumica e viktimave kanë qenë nga Shkupi, pasi kompania turistike “Besa Trans”, organizon turne turistike dhe tregtare drejt Stambollit.që organizoi udhëtimin operon në kryeqytetin maqedonas.
Osmani ndër të tjera ka vënë në dukje se nga të dhënat paraprake nga kompania rezulton se shumë të rinj kanë qenë regjistruar për të udhëtuar.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion për momentin në lidhje me gjendjen e të mbijetuarve. e.su/abcnews.al