Djegia e autobusit me 45 turistë, Xhaçka: Dhimbje për jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia

schedule07:52 - 23 Nëntor, 2021

schedule 07:52 - 23 Nëntor, 2021

Ministrja e për Evropën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e një zjarri të rënë në një autobus maqedonas kanë humbur jetën 45 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë.

Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se është dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin e ndodhur në Bullgari.

LEXO EDHE: Tragjedi, digjet autobusi maqedonas në Bullgari, humbin jetën të paktën 45 persona mes tyre 12 fëmijë

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. ?? është pranë ?? në këtë moment të vështirë!”, shkruan Xhaçka.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!