Situata Covid, ministria e Shëndetësisë propozon masa të reja në Maqedoni

schedule12:21 - 22 Nëntor, 2021

schedule 12:21 - 22 Nëntor, 2021

Në kuadër të situatës pandemike në Maqedoninë e Veriut ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka propozuar masa të reja në Shtabin e Përgjithshëm Koordinues të Krizave (GÇS.

Ministri vuri në dukje se masat e propozuara nga ekspertët e shëndetësisë mbështeten plotësisht dhe do të japin rezultate në ruajtjen e situatës relativisht të qëndrueshme epidemiologjike në vend dhe rritjen e vaksinimit në vend.

Duke folur për situatën në vend, ministri shpjegoi se spitalet janë të mbushura me pacientë të pavaksinuar, pra përqindja e të pavaksinuarve dhe të shtruarve shkon nga 75% deri në 80%. Masa të tilla, por edhe shumë më rigoroze janë të disponueshme kudo në rajon, Bullgari, Kroaci, Slloveni, Greqi, si dhe Austri, Holandë e të tjera.

Filipçe në mbrëmje do të mbajë takim me sindikatat për të dëgjuar propozimet e tyre, të cilat do të prezantohen në seancën e qeverisë. Ndërkohë pritet që të martën të bëhet dhe shqyrtimi i masave të reja kufizuese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!