Futbollisti i kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, ka arritur të lërë gjurmë në Austri në ndeshjen që skuadra e tij Tirol arriti të mposhte me rezultatin e thellë 5-1 Wolfsbergun.
Këtë ndeshje sulmuesi shqiptarë do e mbajë mend gjatë në karrierën e tij, sepse Vrioni arriti të shënonte plot 3 herë në portën kundërshtare, duke e bërë një ditë të paharrueshme.
Goli i parë i 23-vjeçarit erdhi në minutën e 26-të, ndërsa në pjesën e dytë tundi rrjetën edhe dy herë të tjera në 62’ dhe 86’.
Pas kësaj paraqitjeje fantastike nga futbollisti shqiptarë ka ardhur edhe shpërblimi, duke u zgjedhur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, që do marrë edhe topin e parë në shtëpi.
Pas këtyre 3 golave Vrioni shkon në kuotën e 8 golave sezonal në kampionatin austriak dhe renditet i dyti . /f.a/abcnews.al