Goditja e Payet, reagon Ministrja e Sportit në Francë: Veprim i papranueshëm

schedule10:30 - 22 Nëntor, 2021

schedule 10:30 - 22 Nëntor, 2021

Një incident i ndodhur në sfidën mes Lyon dhe Marseille ka bërë që gjyqtari kryesorë i ndeshjes të ndërpriste lojën që në minutën e 7-të të saj.

Dimitri Payet është goditur me shije uji në kokë, në momentin që po kryente një goditje këndi. Ky episod bëri që ndeshja të ndërpritej për rreth dy orë derisa arbitri të vendoste përfundimisht anulimin e saj.

Për këtë episod ka reaguar edhe Ministrja e Sportit në Francë,  Roxana Maracineanu, e cila është shprehur se e dënon ashpër një veprim të tillë nga individë të paprecedentë duke thënë se ky gjest është shumë i turpshëm.

“Ajo që ndodhi sonte (e diele) është e papranueshme. Është e papranueshme që lojtarët të sulmohen në këtë mënyrë gjatë ndeshjes. Me mendje jam te Dimitri Payet. Fatmirësisht, njeriu i cili gjuajti me shishe është identifikuar dhe është arrestuar. Duket se ai ka vepruar i vetëm. Ne e dënojmë këtë veprim sepse ne nuk mund të lejojmë më që ndeshjet të jenë pengje të individëve kaq të rrezikshëm, të cilët sulmojnë integritetin e lojtarëve”, theksoi Maracineanu.

Momenti i goditjes së Payet me shishe uji.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!