Shfrytëzonin 13-vjeçaren për prostitucion, lihen në burg polici dhe tutori, mohojnë akuzat

schedule15:29 - 21 Nëntor, 2021

schedule 15:29 - 21 Nëntor, 2021

SARANDË– Gjykata ka lënë në burg Kryeinspektorin Petraq Rako dhe tutorin e vajzës 13-vjeçare, Stefan Koloi, i cili e përdorte për prostitucion të miturën. Të dy i kanë mohuar akuzat para drejtësisë.

Kujtojmë se kryeinspektori i policisë Petraq Rako u kap në flagrancë pasi kishte shkuar në ambientin e përshtatur për prostitucion nga 62-vjeçari Stefan Koloi për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Lexo edhe: EMRI/ Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, arrestohet kryeinspektori i policisë dhe një tjetër në Sarandë

Për te dy është vendosur “Arrest ne burg” deri ne perfundim te hetimeve. Ata akuzohet për “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale ne te mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”. be.k/abcnews.al