David de Gea i del në mbrojtje Solskjaer

schedule09:38 - 21 Nëntor, 2021

schedule 09:38 - 21 Nëntor, 2021

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, i ka dalë në mbrojtje trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer.

Portieri spanjoll pas humbjes ka thënë se fajin për këtë disfatë e mbajnë lojtarët.

“Nuk kam shumë për të thënë pasi ishte e turpshme mënyra sesi luajtëm dhe i kemi bërë gjërat.

Është e lehtë të fajësosh menaxherin ose stafin, por ndonjëherë janë lojtarët. Ne duhet të tregojmë shumë më tepër, sesa po bëjmë”, deklaroi De Gea. /abcnews.al/