Inzaghi: Milani e Napoli me hap gjiganti, kam keqardhje për duelet direkte

schedule17:54 - 20 Nëntor, 2021

schedule 17:54 - 20 Nëntor, 2021

Simone Inzaghi ka dalë para mediave në prag të ndeshjes që Interi luan nesër në orën 18:00 kundër Napolit në “San Siro”. Teknikut i kanë mbetur merak ndeshjet e mëpërashme me rivalët direktë, ndërkohë që vlerëson Napolin e Milanin për ecurinë e deritanishme.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, si ajo kundër Milanit, për renditjen në kampionat. Guximi dhe motivimi bëjnë diferencën, sepse e di që po luan sërish përballë një skuadre të madhe. Kemi bërë një paraqitje shumë të mirë në Serie A. Kemi vetëm 2 pikë më pak se vitin e kaluar, por kemi luajtur më shumë ndeshje jashtë deri tani.

Milani dhe Napoli po mbajnë një hap gjiganti, që ka vite që nuk shihej në Itali. Meritonim më shumë në sfidat kundër Atalantës, Juventusit dhe Milanit, por morëm vetëm tre barazime. Duhet të përmirësohemi në ndeshjet direkte, duke nisur që nesër”, tha Inzaghi mes të tjerash.

Më tej Inzaghi flet edhe për Spalletin: “Luciano ka bërë mirë, kudo ku ka punuar. Ai është një vlerë e shtuar për skuadrat e tij. Napoli është një skuadër shumë e mirë, që ruajti elementët më të mirë si Fabian dhe Koulibaly. Kanë shumë cilësi dhe prej vitesh janë një skuadër shumë e fortë. Përgëzime Spallettit për punën e bërë, por edhe Gattusos gjithashtu”.

Në fund ai foli edhe për Lautaro Martinez, i cili nuk ka shënuar javët e fundit në kampionat. “Lautaro shënoi një penallti shumë të rëndësishme në Reggio Emilia. Sulmuesit mund të kalojnë momente të vështira, si unë, si im vëlla, si Immobile në Romë.

Lautaro është 100% pjesë e projektit, duhet të shqetësohet vetëm nëse nuk i vijnë rastet për shënim. Duhet të vazhdojë siç po bën dhe të besojë tek potenciali i tij dhe të kthehet të shënojë, ashtu siç ka bërë gjithmonë”. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!