Komuniteti afro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në gjendje shoku. Gjykata e Kenosha në Uiskonsin shpalli të pafajshëm për mbrojtje të vetë-ligjshme 18 vjeçarin Kyle Rittenhouse, pavarësisht se ai qëlloi kundër një grupi protestuesish të Black Live Matter, duke vrarë dy persona dhe plagosur një të tretë, shkruan CNN
Shoqatat kundër racizmit përsëritën kërkesën për drejtësi për viktimat dhe theksuan se si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai që është me ngjyrë është gjithnjë viktimë e pabarazive, dhe para ligjit. Një nga protestuesit kundër vendimit u shpreh se komuniteti i tij jeton vazhdimisht me një pistoletë të drejtuar në kokë.
Justin Blake, xhaxhai i një prej viktimave u shpreh se vendimi është rezultati i një sistemi që mbështet racizmin: duke filluar nga policia deri tek gjykata. Përveç militantëve për të drejtat civile, gjyqi u ndoq dhe nga supremacistët e bardhë të cilët e pritën me entuziazëm vendimin.
Përgjatë procesit, pikërisht prej shqetësimit për incidente, jashtë gjykatës u vendosën forca të ushtrisë amerikane. Shumë militantë të ekstremit të djathtë ishin gjithsesi atje duke ekspozuar armët e tyre, të cilët i kanë me leje.
/abcnews.al