I zhdukur rreth 50 vite më parë, Jimmy Hoffa njihet si një nga sindikalistët më të fuqishëm në historinë amerikane. Sipas një legjende metropolitane trupi i tij, është varrosur nën fushën e gjelbër të Giants Stadium të New York, shkruna CNN
Por ndoshta mund të zbulohet se ku është dhe si u vra një nga figurat më kontroverse të historisë amerikane, pasi FBI prej ditësh po kontrollon një zonë 7 kilometra larg stadiumit, pas rrëfimit nga shtrati i vdekjes së Frenk Kapola. Ky i fundit, i cili ndërroi jetë në 2002-ën, i rrëfeu një miku, se babai i tij Paul, ishte urdhëruar nga një bandë personash të paidentifikuar që të varroste trupin e Hoffa në një vendgrumbullimi mbeturinash në New Yersey.
Kapola nuk e ka parë asnjëherë trupin, po u urdhërua të vendoste një arkivol të hekurt me trupin e pajetë, nën mbeturina. Lajmi u konfirmua nga FBI, që dhe pse nuk dha detaje të tjera konfirmoi se po përpunon disa të dhëna të rëndësishme. Jimmy Hoffa ishte një sindakalist i “Teamsters” organizatë e cila përfaqëson ende sot kamionistët në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I lindur në vitin 1913, ai u bë pjesë e sindikatës pa mbushur 20 vjeç dhe qëndroi për më shumë se 40 vite, duke u bërë dhe presidenti i saj në vitin 1958, raporton abcnews.al
Nën drejtimin e tij sindikata u bë më e madhja dhe më e fuqishmja në territorin amerikan me 1.5 milion anëtarë të regjistruar. Ai u përfshi në shumë procese gjyqësore me akuza si, korrupsion, përdorim të paligjshëm të fondeve të pensionit të sindikatës dhe përpjekje për të korruptuar një juri popullore në një proces gjyqësor kundër tij.
Në vitin 1967 ai u dënua me 13 vite burg por doli pas pesë vitesh falë ndërhyrjes së presidentit amerikan Nixon. Ai ishte i përfshirë në betejat për pushtet brenda sindikatës, kur u pa për herë të fundit në drekën e 30 korrikut 1975, në një restorant në periferi të Ditroit. Hoffa ndodhej atje për të takuar dy personazhe me të cilët kërkonte të rregullonte marrëdhëniet: Anthony Provenzano, sindikalist i “Teamsters” në New Yersey i cili kishte lidhje me krimin e organizuar. Dhe Entoni Xhakalone, një mafioz i Ditroit. Hoffa priti gjatë por asnjëri prej tyre nuk erdhi në takim.
I telefonoi bashkëshortes së tij duke e lajmëruar se do të vonohej, dhe i tha që do të ishte në shtëpi në kohën e duhur për të gatuar drekën së bashku. Por nuk u kthye asnjëherë në shtëpi. Sipas të dhënave të FBI, por që nuk u vërtetuan asnjëherë, dy personazhet e mafias vranë Hoffa-n sepse rikthimi i tij në pushtet do të destabilizonte ekuilibrat e krijuar gjatë mungesës së tij.
/abcnews.al