Xhulia, lojtarja që triumfoi të premten në game show-n “Kutia 21”, ka rrëfyer në një intervistë për abcnews.al emocionet e pjesëmarrjes. Ajo i shkoi deri në fund lojës së saj, më e bindur se kurrë, për të fituar më pas 4 000 eurot që ndodheshin në kutinë e saj, shumën më të lartë të fituar deri më tani.
Xhulia shprehet se ndihej optimiste që do të arrinte qëllimin për të cilin kishte aplikuar duke shtuar “sa më shumë kuti hapja e ndjeja më shumë se 4 mijë eurot ishin të miat”. Mes të tjerash, Xhulia shprehet se këto para erdhën në momentin kur ajo kishte më shumë nevojë.
“Paratë e fituara do i investoj në biznesin tim dhe me dhuratën e parë do të mirëpres pjesëtarin më të ri të familjes sonë, nipin /mbesën që do kemi.”, shprehet Xhulia.
INTERVISTA E PLOTË
Të premten, arritët të fitonit 4 mijë euro te Kutia 21. Deri më tani jeni lojtarja që ka fituar shumën më të madhe. Lajmi ka bërë bujë gjithandej në rrjetet sociale. A keni pasur reagime për këtë?
Përshëndetje! Patjetër që ka pasur reagime, miqtë e mi, familjarët më kanë kontaktuar direkt pas mbarimit të emisionit, për të mos thënë që e kisha cel gjithë mesazhe duke më inkurajuar për të luajtur, ca të pranoja ofertën (Hahaha).
Sa e vështirë ishte t’i qëndroje deri në fund vendimit për të mbajtur kutinë që kishit zgjedhur?
Në fakt, unë kam pasur shumë besim që momentin e parë që kam aplikuar, që do të dilja me një shumë të mirë parash dhe do i shkoja deri në fund fatit tim.Mbase natyra ime optimiste e të menduarit gjërat apo thjesht besimi i madh që kisha se di. Di vetëm të them që ato para erdhën në momentin më të nevojshëm timin.
Patët ndonjë moment kur donit të tërhiqeshit?
Sa më shumë kuti që hapja e ndjeja më shumë se 4000€ ishin te miat, mbase tek oferta e fundit kisha më shumë emocion, por unë gjithmonë jam “ALL IN”.
Ka ndonjë domethënie pas frutit që kishit zgjedhur?
Fruti ishte rastësor sikurse gogla që zgjodha për kutinë, ngjyrë e verdhë, ajo Po! Është ngjyra ime e preferuar.
Si do t’i shpenzoni paratë që keni fituar?
Paratë e fituara do i investoj në biznesin tim dhe me dhuratën e parë do të mirëpres pjesëtarin më të ri të familjes sonë, nipin /mbesën që do kemi. Faleminderit! I uroj fat lojtarëve të rinj sepse te Kutia 21 vërtet fitohet, mjafton fati.
/Abcnews.al