5 arsye pse duhet ta përfshini kivin në dietën tuaj

schedule09:26 - 20 Nëntor, 2021

schedule 09:26 - 20 Nëntor, 2021

Kivi nuk është zgjedhja jonë e parë kur duam të hamë një frut. Megjithatë, përfitimet që ofron janë aq të shumta dhe të rëndësishme sa ia vlen të bëjmë edhe përpjekje për ta përfshirë në dietën tonë.

Stimulon sistemin imunitar

Kivi është një nga burimet më të pasura të vitaminës C. Vitamina C është thelbësore për forcimin e sistemit imunitar dhe parandalimin e sëmundjeve. Një studim madje zbuloi se kivi mund të rrisë funksionin imunitar dhe të zvogëlojë rrezikun e ftohjes ose gripit.

Rregullon presionin e gjakut

Kivi jo vetëm që mund të forcojë sistemin imunitar, por gjithashtu ndihmon për të ulur presionin e gjakut. Në planin afatgjatë, kjo mund të nënkuptojë gjithashtu një rrezik të reduktuar për kushtet që mund të shkaktohen nga presioni i gjakut, si sulmet në zemër.

Përmirëson përthithjen e hekurit

Ushqimet si thjerrëzat dhe spinaqi janë burime të shkëlqyera hekuri, por me një biodisponibilitet të ulët (veçanërisht spinaqi), që do të thotë se edhe nëse konsumojmë një pjesë të madhe të spinaqit, nuk do të marrim mjaftueshëm hekur. Por nëse pasi kemi ngrënë një kivi, atëherë vitamina C që përmban nuk do të lërë të humbasë hekurin, por përkundrazi do të lehtësojë përthithjen e tij nga organizmi.

Mbron shikimin

Degjenerimi makular është shkaku kryesor i humbjes së shikimit dhe kivi mund të ndihmojë në mbrojtjen e syve. Një studim zbuloi se duke konsumuar tre racione frutash në ditë, degjenerimi makular u reduktua me 36%. Nivelet e larta të zeaksantinës dhe luteinës në kivi duket se kontribuojnë në këtë efekt.

Lufton kapsllëkun dhe detoksifikon trupin

Kivi përmban sasi të konsiderueshme fibrash, të cilat ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut dhe largimin e toksinave të zorrëve nga trupi. /abcnews.al