Adoleshenti që vrau dy persona u lirua, Biden i mërzitur me vendimin

schedule08:20 - 20 Nëntor, 2021

schedule 08:20 - 20 Nëntor, 2021

Presidenti i SHBA Joe Biden ka shprehur zemërimin, pasi një adoleshent që vrau dy burra gjatë trazirave racore vitin e kaluar në Wisconsin u lirua.

Presidenti shprehu shqetësimin për vendimin në një deklaratë me shkrim pasi u tha më herët gazetarëve se mbështeti vendimin e jurisë. Kyle Rittenhouse, 18 vjeç, qau pasi u lirua nga të gjitha akuzat për të shtënat në Kenosha më 25 gusht 2020.

Rittenhouse gati u rrëzua pasi mësoi fatin e tij të premten nga një juri prej shtatë grash dhe pesë burrash pas tre ditë e gjysmë diskutimesh. Nëna e tij, Uendi, gjithashtu qau.

I riu u lirua nga dy akuza për vrasje me dashje, një akuzë për tentativë vrasje dhe dy akuza për rrezikim të pakujdesshëm të sigurisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!