Taktika e thjeshtë për t’u zgjuar më lehtë çdo mëngjes

schedule08:22 - 20 Nëntor, 2021

schedule 08:22 - 20 Nëntor, 2021

Nëse ndiheni të rraskapitur për t’u ngritur nga shtrati, ekspertët këmbëngulin se ka një zgjidhje të thjeshtë për këtë. Emri shkencor që i është dhënë këtij fenomeni njihet si “inercia e gjumit” dhe përshkruan ndjenjën që na pushton sa herë që përpiqemi të shkëputemi nga ngrohtësia e shtratit tonë.

Zakonisht, ky fenomen zgjat nga disa minuta deri në disa orë, sipas neuropsikologut, Sanam Hafeez. Një nga faktorët që ndikon se sa lehtë zgjoheni çdo mëngjes dhe te kohëzgjatja e inercisë së gjumit, është lloji i zërit që keni zgjedhur si tingull alarmi, sipas një studimi të kryer në vitin 2020.

Tingujt melodik zvogëlojnë kohën që e bën trupin joaktiv pas zgjimit, sipas ekspertëve, kështu që muzika juaj e preferuar mund të jetë shumë e dobishme nëse tingëllon si një alarm. Prandaj, shmangni tingujt e bezdisshëm dhe stresues dhe do të shihni se sa lehtë do të zgjoheni çdo mëngjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!