Muzeu Kombëtar i Rio de Zhaneiros njoftoi sot se është zbuluar një specie e re dinosauri shumë e rrallë që ka jetuar në Brazilin jugor 70-80 milionë vjet më parë. Dinosauri i vogël, i quajtur Berthasaura leopoldinae, ishte rreth 1 metër i gjatë.
Dinosaurët dykëmbësh, zakonisht mishngrënës ose omnivorë, kishin pothuajse të gjithë dhëmbë. Lloji i ri, megjithatë, kishte sqep dhe jo dhëmbë, ndryshe nga të gjithë ata që janë gjetur në Brazil deri më sot, sqaroi Muzeu.
Paleontologu Alexander Kellner, drejtor i Muzeut Kombëtar, tha se fosilet ishin në gjendje shumë të mirë. “Kemi mbetje të kafkës, nofullës, shtyllës kurrizore, legenit dhe kraharorit, si dhe gjymtyrëve të përparme dhe të pasme.”, tha ai.
O esqueleto de Berthasaura leopoldinae foi encontrado em escavações conduzidas pela equipe de paleontólogos do Centro Paleontológico da Universidade do Contestado e do Museu Nacional, em um corte de estrada rural em Cruzeiro do Oeste
https://t.co/UgSnxCUqn8— Jornal do Commercio (@jc_pe) November 18, 2021
Paleontologët janë çuditur për faktin se nuk kishte dhëmbë. “Ai mund të ketë ngrënë ndryshe nga kafshët e tjera, por fakti që ai nuk kishte dhëmbë nuk do të thotë se ai nuk mund të hante mish ”, tha Geovane Alves de Souza, një nga autorët e studimit. /abcnews.al