Ishte data 4 prill 2003 dhe Jennifer Lowther po qante në cep të një sallë pritjeje në Aeroportin e Torontos, sepse rrezikonte të humbiste dasmën e shoqes së saj më të mirë. Ishte fillim i pranverës, por një stuhi e papritur dëbore e kishte zhytur Toronton në dimër. Nisjet ishin pezulluar dhe aeroporti gumëzhinte nga udhëtarët e stresuar, shkruan CNN
Jennifer ishte e vendosur të fluturonte për në qytetin e saj të lindjes, Winnipeg. Fluturimi i saj fillestar ishte anuluar dhe ishte tepër vonë për të bërë udhëtimin 24-orësh. Sido që ta shkonte situata, dukej se Jennifer nuk do të ishte e pranishme në dasmë.
Kjo ishte dasma e shoqes së saj më të ngushtë, plus Jennifer, atëherë 29 vjeç, ishte transferuar në Toronto vetëm një vit më parë dhe dëshironte që atë fundjavë ta kalonte në shtëpi e rrethuar nga të dashurit, raporton abcnews.al
Përtej sallës së aeroportit, Chris Powell po bisedonte me pasagjerët e tjerë të bllokuar. Powell me bazë në Toronto fluturonte rregullisht në Vankuver për punë dhe ishte mësuar me një situatë të tillë. Chris, kishte biseduar me udhëtarët e tjerë në sallën e pritjes për rreth një orë kur vuri re Jennifer.
Pritjes dhe bisedës së tyre iu bashkuan edhe një grup tjetër të cilët treguan shqetësimet e tyre dhe papritur nga një atmosferë e trishtë u bë një atmosferë festive. Në të njëzetat e saj, Jennifer ishte fejuar me një djalë në Winnipeg, por ishte ndarë dhe më pas u zhvendos në Toronto një vit më parë.
Ajo ishte përpjekur për të njohur dikë tjetër por përpjekjet e saj kishin rezultuar të pasuksesshme. Sa i përket Chris, ai ishte 34 vjeç dhe i pëlqente të qenit beqar. Ai kurrë nuk ishte lidhur me dikë me të cilin mund të imagjinonte martesën.
Por menjëherë, kur Jennifer bisedoi me të, Chris ndjeu diçka ndryshe. Edhe Jennifer ndjeu të njëjtën gjë. Pas shumë përpjekjesh Jennifer ia doli të udhëtonte. Por gjatë udhëtimit të saj ajo do të kishte një pushim pesë-orësh në Vankuver. Në vend që të qëndronte në aeroport, Chris sugjeroi që ajo mund të qëndronte me të. Të dy u puthën gjatë fluturimit. Jennifer tha se ishte një “puthje filmi”. Chris e përshkruan atë thjesht si “puthje”.
“Ne në fakt u puthëm gjatë gjithë rrugës për në Vankuver, thjesht si të dashuruar me njëri-tjetrin,” kujton Jennifer.
Në Vankuver, të dy arritën në shtëpinë e mikut të Chris. Ishte ora 1 e mëngjesit me orën lokale, ora 4 e mëngjesit për Chris dhe Jennifer. Disa orë më vonë, Jennifer po bëhej gati të kthehej në aeroport.
“Le të mblidhemi kur të jemi të dy në Toronto”, tha Chris teksa u përshëndetën. Ajo ra dakord dhe ata këmbyen numrat e kontaktit. Jennifer arriti të shkonte në kohë në dasmë dhe madje takoi edhe ish të dashurin e saj. Gjatë takimir, ajo kuptoi se nuk kishte më asnjë ndjenjë për të dhe gjatë gjithë kohës po mendonte për personin që kishte takuar në aeroport.
Ata u takuan përsëri dhe pas 3 muajsh u fejuan. Disa vite më vonë, Jennifer mbeti shtatzënë me fëmijën e tyre të parë. Ishte një surprizë. Kur Jennifer ishte 19 vjeç, ajo ishte diagnostikuar me kancer në qafën e mitrës dhe i thanë se nuk mund të kishte fëmijë.
Sot ata kanë dy fëmijë. Kur fëmijët e tyre ishin nëntë dhe 10 vjeç, Jennifer dhe Chris lanë punën dhe nisën një udhëtim nëntëmujor rreth botës. Vendimi erdhi për shkak të një tragjedie. Një mik i ngushtë i çiftit ndërroi jetë papritmas, duke bërë që Jennifer dhe Chris të vlerësonin edhe më shumë jetën.
/abcnews.al