Interi kërkon një sulmues për në janar dhe në tavolinën e zikaltërve janë dy emra. Njëri është nga ata që e njeh mirë kampionatin italian dhe për të duhet paguar.
Bëhet fjalë për Andrea Belottin, të cilit i përfundon kontrata me Torinon në verë dhe kampionët e Italisë mendojnë ta blejnë.
Fatura për kartonin e tij mund të kapë vlerën e 5 milion eurove. Nëse Interi e sheh të paarsyeshme ta paguajë, atëherë ka një opsion tjetër.
Luka Jovic është sërish në modë. Serbi i Real Madrid kërkon një skuadër ku të ketë mundësinë të luajë, që të jetë në “Katar 2022” me kombëtaren e tij.
Spanjollët, që kanë shpenzuar 60 milion euro për ta blerë, duan që kartoni i tij të mos zhvlerësohet edhe më shumë dhe u leverdis ta huazojnë dhe të luajë. / abcnews.al