Këtë vit, trendi kryesor janë xhinset me këmbë të gjera. Kombinohen në mënyrë ideale, me atlete, çizme apo çdo version këpuce të sheshtë. Megjithatë, xhinset janë ndër veshjet që vishen më shumë se çdo gjë tjetër në botë, nga të gjitha moshat dhe në çdo rast.
Sot, adhuruesit e modës kudo nuk mund ta imagjinojnë jetën pa xhinset. Këtë vit ka dalë në pah një ngjyrë e re, për të rifreskuar kompletet dhe disponimin. Bëhet fjalë për xhinsin e larë: xhins i zi por që ka një efekt më të zbehur. Kjo nuancë është perfekte për një look bardh e zi apo me një veshje lëkurë.
/abcnews.al