Për herë të parë në Shqipëri dhe rajon vjen në spitalin Hygeia aparatura PET/CT. PET/CT është pajisja që zotëron një ndër teknikat imazherike më bashkëkohore dhe efektive, e cila funksionon duke kombinuar ekzaminimin PET (Tomografi e Emetimit të Pozitroneve) me atë CT (Tomografia e kompjuterizuar), të cilët prodhojnë një imazh të shpejtë të krahasuar me teknologjinë e vjetër tomografike. Mjeku Nuklear pranë këtij spitali tregon se çfarë është kjo pajisje.
“Aparatura Pet/CT është një aparaturë hibride, që nënkupton bashkimin e dy aparaturave, Ct Scaner dhe PET tomografia, bashkimi i këtyre të dyjave krijon aparaturën e re. Avantazhet e këtij janë të mëdha pasi bëjnë bashkimin atonomik që e bën scaneri dhe vlerësimin metabolik që e bën PET. Kjo aparaturë është shumë e vlefshme në diagnozën e tomoreve malinje, në diferencimin e një tumori malinj dhe beninj në stadifikimin pasi ne e kemi gjetur tumorin, të shpërndara në trupin e njeriut”, ka thënë mjeku.
Ai tregon benefitet që ka PET/CT në krahasim me skanerin apo rezonancën magnetike për sa i përket pacientëve të sëmurë me kancer.
“Deri më tani aparaturat scaner dhe rezonancë vlerësonin efektin e kemioterapisë rreth 6-8 tetë javë pas bërjes së ciklit, ndërsa Pet e vlerëson për një javë. Do të thotë se diferenca disa javore është shumë e vlefshme për pacientin dhe onkologun për të parë gjendjen. Një tjetër avantazh tjetër është dhe zona e biopsisë, shpeshherë me scaner ose me rezonancë na ndodh që zona e biopsisë nuk është zona e përshtatshme, dhe PET na ndihmon në përcaktimin e zonës”, shprehet ndër të tjera ai.
Të gjithë ata pacientë, të cilët më parë ishin të detyruar të drejtoheshin jashtë vendit për të kryer ekzaminimin me PET/CT, tashmë, këtë ekzaminim, mund ta kryejnë më cilësi dhe çmime konkurruese vetëm pranë Spitalit Hygeia Tiranë./abcnews.al