Alexander Lukashenko dhe Angela Merkel kanë rënë dakord që të fillojnë negociatat për të zgjidhur krizën e vazhdueshme të emigracionit në kufirin BE-Bjellorusi, sipas një njoftimi nga Minsk.
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Bjellorusisë kanë theksuar se “problemi po kthehet në në fakt në një problem midis marrëdhënieve të Bjellorusisë dhe BE-së dhe se zyrtarët e emëruar nga palët do të fillojnë menjëherë negociatat”, citohet të ketë thënë Lukashenko.
“Në këtë kontekst do të shqyrtohet edhe dëshira e refugjatëve për të shkuar në Gjermani”, citohet në deklaratë.
Kjo është biseda e dytë telefonike mes dy liderëve në 3 ditët e fundit. Palët arritën një marrëveshje se si duhet të veprojnë dhe të vazhdojnë për të zgjidhur çështjet ekzistuese.
/abcnews.al