“Do bunkerizim dhe destabilizim të PD-së”, Basha mesazh për Berishën: Jo struktura paralele

schedule17:04 - 17 Nëntor, 2021

schedule 17:04 - 17 Nëntor, 2021

Kryedemokrati, Lulzim Basha në takimin e kësaj të mërkure me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në kuadër të Kuvendit të thirrur me 18 dhjetor është shprehur se vota e kryesisë i ka dhënë përgjigjen kujtdo që dyshonte në procedurat demokratike në parti.

Sipas Bashës më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky kuvend ne dalim te bashkuar, partner te palëkundër te SHBA dhe BE.

Do të bëjë Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD.

LEXO EDHE: Kuvendi i 18 Dhjetorit/ Basha me kryetarët e degëve: Beteja me njëri-tjetrin i shërben Ramës

Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD, e kanë përgjigjen në Statut. Dhe do ta zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, fatin e ka te caktuar nga Statuti i Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi te tjerët”, u shpreh Basha.

Ndër të tjera ai ka theksuar se beteja brenda PD-së i shërben Ramës dhe peripecive të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!