Nuk është gjendur ende konsensusi për veprimtarinë e punës që do të ketë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Në mbledhjen e sotme nuk munguan debatet për të cilat shkak u bë kërkesa e propozuar nga PS për shkresat që vijnë në adresë të komisionit.
Për Ervin Salianjin, propozimi është një “kleçkë” për të gjetur një shkak për t’u larguar kurse kryetari Enkelejd Alibeaj nuk pranoi as që ta hidhte në votim.
Salianji: Propozimi është një kleckë tjetër frikë e PS për të shpërfaqur në publik që i dinë i madh dhe i vogël në këtë vend. Të bëjmë të mundur t’i administrojmë e të kalojmë në punë, mos merremi me cic mice të kota, ky është një propozim për të gjetur sebep që të çoheni prapë e të largoheni. Kemi ligjin për komisionet hetimore, problemi në këtë vend është që nuk kërcënohet e nuk ka frikë nga ligji. E për shkak të këtyre ndodhin edhe ngjarje si ajo e Fierit.
Alibeaj: E drejtoj unë komision, në zbatim të rregullores rregullin e mban kryetari i komisionit thirrja është për qetësi. Bëjini thirrje kolegut të jetë i qetë. Mos i flisni qytetarëve se nuk iu dëgjon njeri, e kam unë të drejtën për t’iu dhënë të drejtën të flisni.
Gogu: Ke marr në pronësi këtë komision, po shkel ligjin.
Alibeaj: Zoti Gogu, do të jap fjalën pasi të kërkosh fjalën nuk e kuptoj pse z Gogu është kaq i indinjuar pa asnjë arsye bëjini thirrje kolegut të marrë të drejtën për të folur.
Gogu: Kam bërë një kërkesë proceduriale prej fillimit të komisionit. Kryetari gjithmonë kur tundohet të shkelë ligji nga sirenat e partisë, kryetari shkel ligjin.
Alibeaj: Ka skenar për të prishur veprimtarinë e komisionit. kërkesës suaj e kam për detyrë t’i bindem, nuk e kuptoj irritimin tuaj. I kam hyrë në hise z.Kollcaku po sipas ligjit, zv/kryetari ka një pozicion të privilegjuar. Meqë e bëtë një kërkesë për procedurë, siç është rregulli në komisione, rregulli e do të flitet edhe një nga pala tjetër.
Gogu: Në zbatim të ligjit për komisionet hetimore, propozoj që të parashikojmë që shkresat kunderfirmohen nga sekretari, ndaj ju ftoj që ta votojmë atë.
Alibeaj: Ilaritetit duhet t’i vije fundi. të kuptojmë mire çfarë ishte kjo kërkese. Ishte e tillë, që nuk janë njoftuar sekretarët. Përgjigjja është në ligj. Është rikthim edhe një herë i debatit që patëm për rregulloren. E drejta e çdo anëtari për të marrë prova dhe e drejta e kryetarit për ta drejtuar, për të ndjekur shkresat që dalin në funksion të së drejtës së hetimit. Shpërdoruam disa mbledhje për këto çështje. Kanë ardhur më shumë se gjysma e përgjigjeve të kërkuara si duket kërcënimi për kallëzim penal ka vepruar. Tani po shohim që hetimi është futur në rrugë të mbarë, dhe hajde të gjejmë pengesa. Këtë së paku t’ia kursejmë publikut. Sa i takon aktit të pahijshëm të marrjes së fjalës me dhunë… le ta harrojmë…” /abcnews.al/