PD mbledh grupin dhe aleatët përpara seancës së jashtëzakonshme

schedule16:05 - 16 Janar, 2019

schedule 16:05 - 16 Janar, 2019

Partia Demokratike po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar dhe aleatët e saj, përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare ku pritet të votohen dekretet e Presidentit Meta, që do të zyrtarizojë edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar, të propozuara nga Kryeminsitri Edi Rama, prej fundit të muajit dhjetor, gjatë Asamblesë Parlamentare.

Pjesmarrja e opozitës në seancë është konfirmuar edhe nga vetë kreu i kësaj force politike Lulzim Basha. Gjatë kësaj mbledhje grupi parlamentar do të vendosë, edhe se si do t’i japë formë opozitarizmit, gjatë seancës e ditës së sotme.