Një çift të moshuarish dyshohet se kanë humbur jetë si pasojë e një zjarri që ka përfshirë shtëpinë e tyre në fshatin Hllomo të bashkisë Dropull në Gjirokastër.
Paraprakisht mësohet se brenda shtëpisë që është djegur nga flakët ka qenë çifti, raporton gazetari Elidon Berberi.
Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy të moshuarit, I. P. dhe bashkëshortja e tij, F. P.
Fshati Hllomo ndodhet rreth 3 orë larg nga Gjirokastra dhe infrastruktura rrugore është tejet e vështirë dhe amortizuar.
Zjarrfikësja ende nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes pikërisht për këtë arsye. Fshati banohet nga numër fare i vogël banorësh.
Zjarri konfirmohet për “ABC” dhe nga drejtori i shërbimit zjarrfikës Alqi Kosta por ende nuk dihet zyrtarisht nëse çifti ka ndërruar jetë./ Abcnews.al