Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 9 persona dhe janë infektuar me Covid 524 raste nga 3 126 testime.
Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 215, Manastir – 44, Kavadar – 27, Kumanova dhe Kriva Pallanka nga 24, Prilep, Veles dhe Koçani nga 21, Berovë – 15, Dellçevë – 14, Tetovë – 13, Gjevgjeli – 10, Negotinë – 9, Kratovë – 8, Shtip dhe Demir Hisar nga 6, Ohër, Radovishi, Vinica dhe Vallandova nga 5, Kërçova, Resnja dhe Bogdanci nga 4, Gostivari dhe Struga nga 3, Strumicë dhe Pehçeva nga 2, Sveti Nikollë, Demir Kapi, Makedonska Kamenica dhe Dojran nga 1.
Gjithashtu në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 565 pacientë. nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 206 971, mes të cilëve kanë fituar betejën me Covid 194.346 pacientë dhe kanë humbur jetën 7 354 persona./abcnews.al