Shqipëria U19, e drejtuar nga Armando Cungu, nuk ia ka dalë të kualifikohet në Elite Round, pasi u rendit në vendin e tretë në grup.
Kuqezinjtë triumfuan sot kundër Maqedonisë së Veriut me rezultatin 3-1, por humbja me katër gola kundër Francës rëndoi mbi kuqezinjtë.
Shqipëria e zhbllokoi ndeshjen që në fillim me anë Matës, i cili realizoi me penallti. Kuqezinjtë patën disa raste për shënim, por ishin të pafat.
Në fund të pjesës së parë u befasuan nga një supergol i Talakov, ndërsa më pas të besuarit e Cungut reaguan. Pjeshka dhe Bibo i dhanë fitoren kuqezinjve, por nga ana tjetër Franca u mjaftua me një fitore 2-1 ndaj Serbisë dhe Shqipëria e mbylli me 4 pikë sa serbët, por në vendin e tretë prej golaverazhit. / abcnews.al