Zvicra bëri mbrëmjen e djeshme një paraqitje shumë të mirë ndaj Bullgarisë duke fituar me rezultatin 4-0.
Zvicerianët morën kreun e grupit pasi Italia mori vetëm një barazim pa gola duke u futur kështu në play-off. Mesfushori me origjinë shqiptare nuk ka mundur dot të luaj pasi është i dëmtuar por frymën e një kapiteni ia ka dhënë ndërmjet një postimi në Instagram duke përgëzuar shokët e ekipit.
“Do të shkojmë në Kampionatin Botëror. Shumë krenar me këtë grup , çfarë viti kemi pasur!”, ka shkruar Xhaka në postimin e tij në Instagram./h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram