Nuk ka më dyshime, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni jep lajmin se Messi do të luajë përballë Brazilit: “Është konfirmuar që ai do të luajë”, është shprehur trajneri në konferencë për shtyp.
Edhe në prag ndeshjen kundër Uruguait, Scaloni tha se, “nëse Messi vazhdon kështu do të luajë”. Por dy orë para ndeshjes ai pati një bisedë me Leon në të cilin ai deklaroi se nuk ndjehej majftueshëm mirë për të qenë titullar. Kapiteni dhe trajneri ranë dakord që ta niste nga stoli dhe të aktivizohej vetëm disa minuta.
Pas Uruguait Messi u stërvit normalisht dhe duket se është gati tanimë për ta nisur nga minuta e parë në një ndeshje kaq të rëndësishme si ajo përballë Brazilit. r.t/abcnews.al