Moti i keq godet Italinë, 1 i vdekur dhe 4 të zhdukur në Sardenja

schedule17:58 - 14 Nëntor, 2021

schedule 17:58 - 14 Nëntor, 2021

Moti i keq që ka përfshirë Italinë, kryesisht në jug të Sardenja ka shkaktuar 1 viktimë dhe 4 të zhdukur, dhe ka lënë qindra të pastrehë, sipas një bilanci të ri të Ministrisë së Brendshme. Vala e motit të keq në jug të Sardenjës ka krijuar probleme dhe shqetësime,  duke bllokuar rrugët, dyqanet dhe duke përmbytur një qendër tregtare.

Në Caglari, komuna e Pirrit është përmbytur plotësisht dhe trafiku është devijuar. Në Siliqua  është shembur një pjesë e një shtëpie, ku brenda ndodheshin dy të moshuar dhe djali i tyre, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. I gjithë fshati  i Cagliarit, Burcei është pa energji elektrike.

Në Salento një stuhi e fuqishme goditi vendin këtë mëngjes, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Kastro është një nga bashkitë më të prekura, ku në një kohë shumë të shkurtër kanë rënë gati 100 mm shi.

Situata më e rëndë është shënuar në Castro Alta për shkak të rrëshqitjes së dheut në një pjese të madhe të shëtitores përreth Kalasë. Në veri të Italisë, jashtë Bolonjës, trenat janë pezulluar përkohësisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ndërsa Mbrojtja Civile Italiane është në gatishmëri në zonën e Gjenovës për shkak të reshjeve të dendura.

/abcnews.al

 

.