98 të vdekur nga shembja e ndërtesës në Florida, identifikohet viktima e fundit

schedule08:33 - 27 Korrik, 2021

schedule 08:33 - 27 Korrik, 2021

Është identifikuar viktima e fundit pas shembjes së ndërtesës në Florida, duke çuar numrin e viktimave në 98, sipas një njoftimi nga autoritetet lokale.

“Falë përpjekjeve heroike” të ekipeve të kërkimit-shpëtimit, “personi i fundit i zhdukur është identifikuar”, tha Daniela Levine Cava, kryetare e Komunës së Miami-Dade, në një konferencë për shtyp.

Viktima e fundit që është  identifikuar nga policia ishte Estelle Hedaya. Sipas vëllait të saj, gruaja 54-vjeçare ishte zhvendosur nga New York në Florida. Kompleksi i apartamenteve, i quajtur Champlain Towers South u shemb në 24 qershor brenda natës, ndërsa shumica e banorëve ishin në gjumë.

Megjithëse, më shumë se një muaj pas katastrofës, shkaqet janë ende të panjohura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!