Jean Marie Le Pen, 92 vjec dhe bashkëshortja e tij Jany 88 vjeç, të martuar prej 20 vitesh në gjendje civile, janë martuar sërish sipas ritualeve katolike, në një ceremoni sekrete pa ftuar asnjë familjar.
Lajmi është publikuar nga mediat franceze. Ish lideri i moshuar i ekstremit të djathtë francez, themelues i Frontit Kombëtar, është martuar për herë të dytë në shtëpinë e tij në hyrje të Parisit. Ceremoni u drejtua nga don Philippe, një përfaqësues i botës katolike tradicionaliste.
Të pranishëm ishin shumë pak persona, mes të cilëve këshilltarë të ish liderit. Le Pen nuk ftoi tre vajzat e tij, dhe as 8 nipërit e mbesat, të cilët u shprehën se e kishin marrë vesh lajmin nga mediat. Po sipas këtyre të fundit të tre vajzat e tij kanë mbetur të shokuara nga lajmi./abcnews.al