Nëse keni pasur eksperiencë seksuale të dyshimtë apo jeni përdorues droge kryeni një test për virusin HIV. Apeli vjen nga ekspertët e shëndetësisë në ditën botërore të luftës kundër AIDS.
91 persona me HIV janë zbuluar vetëm këtë vit. Gjysma e tyre i përkasin moshës nga 25 -45 vjeç ndërsa 8 nuk i kanë mbushur ende 25 vjeç.
Mes të infektuarve është dhe një fëmijë tek i cili virusi është transmetuar nga nëna. Koordinatori i Programit Kombëtar Roland Bani ngre shqetësimin e diagnostikimit të vonë.
Prej vitit ‘93 kur është zbuluar dhe rasti i parë në Shqipëri numri i personave me HIV ka shkuar në 1493 ku 70% e rasteve janë meshkuj.
Në të gjithë globin numri i atyre që jetojnë me këtë virus ka shkuar në rreth 38 milion. Shmangia e diskriminimit ndaj këtyre personave është dhe apeli që vjen nga specialistët dhe këtë vit. /Abcnews.al