Eduardo Iturralde Gonzalez, ish-arbitri spanjoll, ka bërë një deklaratë befasuese, duke thënë se Real Madrid favorizohet nga 90% e arbitrave që drejtojnë në La Liga.
Sipas Gonzalez, “Los Blancos” kanë një tifozeri të madhe dhe shumë arbitra, kanë tedencën për të ndihmuar 13 herë kampionët e Europës. Në fjalën e tij, ish-arbitri spanjoll u shpreh: “Unë personalisht, kam qenë me fat, pasi kam lindur në Bilbao dhe të gjithë e dinin se isha tifoz i tyre.
Nuk më kanë dhënë asnjë ndeshje të Athletic Bilbaos dhe gjithccka ka qenë korrekte. Ndërsa 90% e arbitrave të tjerë që drejtonin apo drejtojnë në La Liga, kanë tendencën për të ndihmuar Realin e Madridit, pasi njoh shumë kolegë që janë tifozë të tyre. Po, Reali ka një favorizim më tepër se skuadrat e tjera”, përfundoi Eduardo Gonzalez./abcnews.al