9 vjeçari në Afganistan bie në pusin 25 metra të thellë

schedule12:37 - 17 Shkurt, 2022

schedule 12:37 - 17 Shkurt, 2022

Një 9 vjeçar ka rënë në një pus në Afganistan, ndërkohë vazhdojnë operacionet e shpëtimit. Fëmija ka mbetur i bllokuar në një pus me thellësi prej 25 metrash në një fshat në provincën Zambul në Afganistanin juglindor që nga e marta.

Nuk dihen rrethanat e sakta në të cilat fëmija ka rënë në pus. Ngjarja të kujton rastin e 5-vjeçarit Ryan në Marok, i cili kishte rënë në një pus dhe u gjet i vdekur, pas një operacioni që zgjati pesë ditë.

Kjo tragjed tronditi opinionin publik ndërkombëtar. Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë djalin, i quajtur Haidar, i veshur me një bluzë blu, i cili qëndron në fund të pusit. Në video shihet edhe një llambë para tij që ndriçon pusin, i cili ndodhet në fshatin Sohak, raporton abcnews.al

Këto pamje janë realizuar me një aparat fotografik që është hedhur në pus të lidhur me litar. Në video shihet fëmija duke qarë dhe një tjetër duke folur me të atin.

“Haidar më thuaj, ne po përpiqemi të të nxjerrim jashtë. A je mirë, biri im? “Më thuaj, mos qaj, po përpiqemi të të nxjerrim jashtë”, i thotë babai i tij.

“Mirë, do të vazhdoj të flas”, përgjigjet 9-vjeçari.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!