9 viktima dhe mbi 100 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

schedule16:27 - 15 Nëntor, 2021

schedule 16:27 - 15 Nëntor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e veriut kanë humbur jetën 9 persona dhe janë konfimruar të infektuar me Covid 172 raste të reja nga  1 483 testime.

Rastet e reja me Covid janë konfimruar në Shkup – 107, Ohër – 11, Manastir – 8, Kavadar dhe Shtip nga 6, Veles dhe Strugë nga 5, Strumicë – 4, Sveti Nikollë dhe Kratovë nga 3, Prilep, Kriva Pallanka, Dellçevë dhe Probishtip nga 2, Kumanovë, Koçan, Negotinë, Resnje, Bogdanci dhe Demir Kapi nga 1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 381 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 është 209.449, numri i të shëruarve është 193.781, dhe kanë humbur jetën 7 337 qytetarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!