9 viktima dhe 548 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

schedule15:16 - 7 Mars, 2021

schedule 15:16 - 7 Mars, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se 9 persona kanë humbur jetën nga koroanvirusi.

Sipas autoriteteve shëndetësore nga 4,193 testime, 548 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 301 pacientë.

Sakaq rastet pozitive janë në: Prishtinë 250 raste, Pejë 34 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 22 raste, Lipjan 20 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Vushtrri 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 8 raste, Skenderaj 8 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Malishevë.

/abcnews.al/