9 ushqime që ju bëjnë të ndiheni përgjumësh

schedule12:29 - 9 Prill, 2021

schedule 12:29 - 9 Prill, 2021

Të gjithë e kemi provuar atë dëshirën për të bërë një sy gjumë sapo hamë një vakt. Rezulton që disa ushqime ndikojnë në gjendjen tuaj, duke iu bërë të ndiheni më të përgjumur. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se cilat janë këto ushqime.

1. Produktet e qumështit

Produktet e qumështit kanë efekt relaksues pasi përmbajnë sasi të mëdha kalciumi, sidomos djathi i fortë, i cili shkakton dëshirë për gjumë, informon abcnews.al.

2. Bajamet

Bajamet janë të pasura me tripofan, një aminoacid që prodhon melantonin, që njihet si “hormoni i gjumit”. Përveç kësaj, bajamet janë të mbushura me magnez i cili lehtëson tensionin muskulor dhe ju bën të ndiheni të përgjumur.

3. Bananet

Sheqeri, kaliumi dhe magnezi që gjenden në banane e bëjnë tripofanin të hyjë lehtë në trupin tuaj dhe të shkaktojë përgjumje, informon abcnews.al.

4. Arrat

Arrat përmbajnë më pak tripofan se bajamet, megjithatë ato kanë burimin e tyre të melatoninës. Kërkimet treguan se arrat rrisin nivelin e këtij hormoni në gjak dhe ju bëjnë të ndiheni të përgjumur.

5. Qershitë

Qershitë kanë një përmbajtje relativisht të lart të melatononës. Pirja e një gote lëng qershie do ju rrisë dëshirën për gjumë.

6. Çaji kamomil

Kamomili është i pasur me glicinë, një aminoacid që ka efekt qetësues, i cili relakson muskuj dhe sistemin nervor, informon abcnews.al.

7. Farat e kungullit

Përveç tripofanit, farat e kungullit përmbajnë sasi të mëdha zinku dhe magnezi. Këto përbërje ju bëjnë të ndiheni të relaksuar. Vështirë t’i rezistoni tundimit për një sy gjumë.

8. Orizi i bardhë

Orizi i bardhë ka një indeks të lartë glicemik i cili mund të shkaktojë përgjumje 3 deri në 4 orë pasi keni ngrënë.

9. Peshku yndyror

Acidet që gjenden në salmon, ton dhe oesh të tjerë yndyror rrisin prodhimin e melatoninës. Këto acide zvogëlojnë nivelin e hormonit të stresit në gjak, duke iu bërë të ndiheni më të relaksuar.