9 të arrestuar në Qafë Thanë, mes tyre 5 punonjës të doganës

schedule14:01 - 17 Nëntor, 2018

schedule 14:01 - 17 Nëntor, 2018

5 punonjës të doganës së Qafë-Thanës dhe 4 persona të tjerë janë arrestuar për shpërdorim detyre dhe kontrabandë mallrash. Të gjithë në bashkëpunim me njëri–tjetrin dyshohet se kanë futur kontrabandë një kamion me goma të përdorura.  

Policia e Korçës në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme ka arrestuar 9 persona, 5 prej të cilëve punonjës në doganën e Qafë Thanës. Ata akuzohen se kaluan kontrabandë në doganë një kamion me goma të përdorura.

Në pranga ka përfunduar Stefan Hila, me detyrë përgjegjës turni në Doganën e Qafë Thanës, Anesti Tushinka, doganier, Ilir Spahiu, doganier, Lefter Duraj, përgjegjës turni i grupit të antikontrabandës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Mikel Goxharaj, inspektor i grupit të antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Kelti Ristani, agjent doganor, Edmond Kodra, poseduesi i gomave, Stojmir Treneski, shoferi i kamionit dhe Petraq Dimko, poseduesi i ambjentit ku magazinohej malli kontrabandë.

Punonjësit e doganës në bashkëpunim me të tjerë persona futen kontrabandë një kamion me rreth 2100 goma të përdorura. Drejtuesi i kamionit u arrestua në kohën që po shkarkonte mallin në një magazinë pranë fshatit Sovjan të Pogradecit./abcnews.al