Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja nga 2 743 testime dhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë ndër të tjera ka bërë me dije se betejën me covid gjatë orëve të fundit e kanë fituar 10 qytetarë duke e çuar në 150 114 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Rastet e reja janë konfirmuar 6 në Tetovë, 2 në Gostivar dhe 1 në Ohër.
Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.741, prej të cilëve 150.114 janë shëruar, ndërsa 5.486 kanë ndërruar jetë. /abcnews.al