Gjatë fjalimit të tij në Ditën e Fitores, Putin tha se ndihet krenar për ushtarët që po marrin pjesë në atë që ai e quan “operacion special ushtarak” të Rusisë.
Ai tha se shtetësia dhe e ardhmja e Rusisë varet nga këta njerëz, duke theksuar se të gjithë janë të bashkuar për të mbështetur heronjtë e Rusisë.
“Nuk ka kauzë më të fortë në botë se dashuria jonë për forcat tona të armatosura. Për Rusinë, për forcat tona të armatosura,” përfundoi fjalimin lideri rus.
/abcnews.al