Njerëzit shpesh thonë se inteligjenca është e lindur, por jo gjithmonë është kështu. Inteligjenca mund të jetë e trashëguar dhe e fituar. Sipas ekspertëve, mjedisi përreth jush mund të ndikojë në mënyrë drastike në aftësinë e trurit tuaj dhe në mënyrën sesi mendoni. Sido që të jetë, është parë që njerëzit inteligjentë kanë disa sjellje të ngjashme dhe kanë shumë të përbashkëta. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë 9 gjëra që njerëzit inteligjentë bëjnë.
1. Ata shohin punën e tyre
Gjykimi i të tjerëve dhe thashethemet janë gjëra nga të cilat njerëzit qëndrojnë larg. Ata mund të kënaqen me biseda të vogla dhe nuk shqetësohen nga ajo që po ndodh me jetën e të tjerëve. Sipas studimeve, njerëzit që shohin punën e tyre janë shumë më të lumtur dhe nuk ndihen të vetmuar.
2. Ata bëjnë shumë shaka dhe kanë sens humori
Një person që është i aftë të kthejë diçka të vogël në shaka dhe t’i bëjë të tjerët të qeshin, nuk është asgjë më pak sesa një gjeni. Ai kërkon aftësi mahnitëse krijuese për të sjellë humor në jetën e përditshme dhe ideja e kreativitetit është tek inteligjentët, informon abcnews.al.
3. Ata flasin me veten e tyre
A e dini se Albert Einstein, një nga gjenitë më të mëdhenj që ka parë bota, fliste me veten e tij? Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që shpesh flasin me veten e tyre, qoftë në kokë apo me zë të lartë, janë më inteligjentë sesa ata që nuk flasin. Biseda me veten tuaj mpreh trurin tuaj, rrit kujtesën dhe ju ndihmon të organizoni mendimet.
4. Ata dëgjojnë muzikë shumë shpesh
Të gjithë dëgjojnë muzikë, por ata që vërehen gjithmonë me kufje janë gjeni të vërtetë. Në një studim të fundit, u zbulua se jo vetëm që njerëzit që dinë të luajnë një instrument muzikor posedojnë një nivel më të lartë inteligjence, por edhe ata që dëgjojnë muzikë shpesh janë të zgjuar, informon abcnews.al.
5. Ata punojnë me zgjuarsi, jo shumë
Në kundërshtim me besimin popullor, njerëzit inteligjentë nuk studiojnë ose punojnë gjatë gjithë kohës. Ata në të vërtetë janë dembelë dhe për të njëjtën arsye, përpiqen të gjejnë mënyrën më të lehtë për të kryer detyrat që u janë caktuar, pa pasur nevojë të punojnë shumë. Sipas shkencës, njerëzit që janë më pak aktivë fizikisht kanë tendencë të jenë më inteligjentë sesa ata që nguten gjithë kohën.
6. Ata gjithmonë janë në kërkim të përgjigjeve
Mendjet inteligjente janë kuriozë. I shqetëson gjithçka dëgjojnë dhe shohin. Ata janë gjithmonë në kërkim të përgjigjeve dhe eksplorimit të mistereve. Sipas një studimi, të kesh kuriozitet për të mësuar më shumë është një shenjë e qartë e inteligjencës superiore. Njerëzit inteligjentë gjithashtu lexojnë shumë dhe shpesh mbajnë ditar për të mbajtur shënime, informon abcnews.al.
7. Ata i pranojnë gabimet e tyre
Sipas Jeff Bezos, themeluesit të Amazon, shenja më e madhe e inteligjencës është aftësia për të pranuar gabimet dhe për të mësuar prej tyre. Askush nuk është perfekt, por ata që pranojnë gabimet e tyre janë më inteligjentët. Njerëzit janë të prirur të besojnë se kanë të drejtë dhe se personi tjetër ka gabim. Por duhet një tru shumë funksional për të kuptuar edhe këndvështrimin e personit tjetër dhe për të gjetur fajin te vetja.
8. Ata hanë çokollatë
Sipas një studimi, ngrënia e çokollatës rregullisht përmirëson funksionimin e trurit dhe si rezultat, ju bën më të mprehtë dhe më të zgjuar. Është zbuluar se njerëzit që hanë çokollatë shpesh kanë një kujtesë më të mirë dhe janë të shkëlqyer kur bëhet fjalë për njohjen dhe arsyetimin, informon abcnews.al.
9. Ata nuk flasin shumë
Është vërejtur se njerëzit që janë më të zgjuar kanë tendencë të flasin më pak me të tjerët dhe ka një arsye pse. Sipas ekspertëve, njerëzit inteligjentë:
- Janë shumë të logjikshëm për të vazhduar një bisedë kur nuk u sjell dobi në asnjë mënyrë.
- Nuk interesohen vërtet. Ata preferojnë të bëjnë diçka produktive sesa të argëtohen me thashetheme./e.b-abcnews.al